(VIDEO) Obduksioni: Vanja dhe Pançe ishin dhunuar fizikisht, më pas ishin që’lluar me ar’më

(VIDEO) Obduksioni: Vanja dhe Pançe ishin dhunuar fizikisht, më pas ishin që’lluar me ar’më

Vanja Gjorçevska ka qenë gjallë në momentin që është gjuajtur me armë drejtë saj dhe nuk ka psur shenja të ngulfatjes. Ajo është gjuajtur nga një largësi rreth gjysmë metër, nga ana e pasme. Para se të qëllohej drejtë saj, ajo kishte lëvizur në tokë me baltë, ndërsa likuidimi kishte ndodhur teksa ajo ishte në gjunjë. Në thonjtë e saj kishte pasur baltë. Edhe majat e atleteve mbanin të njejtën baltë. Këto detaje dolën nga obduksioni i 14 vjeçares Vanja për të cilën sikurse edhe për Pançe Zhezhoskin, obduksioni ka treguar se që të dy tashmë të ndjerët kanë përjetuar vuajtje të rëndë fizike, para se të vriteshin, të cilën e prezantoi sot Prokuroria.

Raporti obduksionit të Vanjas ka treguar se tek ajo kanë gjetur prani të ADN –së së të dyshuarit Velibor Manev, në ngjitësin me të cilin i’a kishte mbyllur gojën Vanjas. Ndërsa për Zhezhoskin ishte vërtetuar se vdekja e tij ishte e dhunshme, ai ishte qëlluar në kokë. Që të dy ishin gjuajtur me plumb të kalibrit 9 milimetër.

Zhezhoski është gropuar në një gropë të thellë 60 centimetër në Veles, me diametër rreth 160 centimetër, kurse në afërsi është gjetur gëzhoja.

Të akuzuarit Velibor Manev, Vllatko Keshishev dhe Boro Videvski, të akuzuar për grabitjen dhe vrasjen mizore të Vanjas dhe Pançes, nuk kanë propozuar asnjë provë për mbrojtjen e tyre. Ata e kanë pranuar fajin si bashkëpunëtorë dhe e kanë dërguar policinë në lokacionin ku më pas u gjetën trupat.

Prokuroria në gjykatë tregoi edhe fotografi nga telefoni i Pançes, i cili ishte hedhur në gjemba, si dhe fotografi  nga vendi ku ishte gjetur trupi i Vanjas dhe nga plumbi i hequr nga koka e saj.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING