(VIDEO) Nëse nuk kapen hakerët do të shtohen kërcënimet për vendosjen e bombave

(VIDEO) Nëse nuk kapen hakerët do të shtohen kërcënimet për vendosjen e bombave

Me të vërtetë ky është problem i madh, për fat të keq, ne ende nuk e kemi gjetur modalitetin përkatës dhe për atë edhe më shumë kemi alarme të rrejshme. Pasi që nuk kemi gjetur modalitet, intensiteti i alarmeve për bomba po rritet. Kështu ka deklaruar profesori i Fakultetit të Sigurisë, Zllate Dimovski në intervistën për Radio Evropa e Lirë.

Ai thotë se janë të inkurajuar nga ajo që nuk munden të gjenden dhe nuk munden të parandalohen qëllimet e tyre, kështu që alarmet e përditshme për bomba në shkolla dhe institucione vazhdojnë me intensitet të njëjtë.

Alarme për bomba kishte edhe në rajon, ndërkaq profesori Dimovski thotë se sipas të gjitha gjasave autoritetet e atjeshme kanë gjetur modalitet dhe nëpërmjet provajderëve kanë arritur që t’i pengojnë këto alarme.

 Zllate Dimovski, profesor

 “Dukshëm se do të duhet në nivel shtetëror të reagohet dhe të kërkohen përvoja e tyre, njohuria dhe shkathtësia e tyre, të cilat i kanë zbatuar në këtë kontekst, që të fitojnë të dhëna të tilla se si të veprohet dhe normalisht modaliteti i njëjtë të zbatohet edhe te ne, pasi që e kemi thuajse të njëjtën mënyrë të alarmeve për vendosje të bombave”.

Në pyetje  nëse ajo është praktikë e mirë e cila përdoret në Serbi, gjegjësisht mosinformimin e opinionit nëse ka bomba, profesori thotë se është e mirë, por do të ishte jashtë arsyes së shëndoshë që ajo të bëhet te ne, kur ajo ndodh te popullata që preket në mënyrë të drejtpërdrejtë.

 Zllate Dimovski, profesor

 “Kjo në parim është mirë, megjithatë me të vërtetë do të ishte jashtë arsyes së shëndoshë që ta bëjmë atë te ne, kur ne e shohim se ajo ndodh para nesh. Ndodh te fëmijët tanë dhe në institucione të caktuara, dhe të lajmërojmë ose jo, pjesa më e madhe e qytetarëve sërish do të njoftohen. Qëllimi i atyre që e bëjnë është faktikisht sa më shumë të dëgjohet, kjo famë të shpërndahet, dhe thjeshtë ta arrijnë atë efekt të frikës. Është arritur ky efekt i frikës dhe ata janë të inkurajuar”

Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të Maqedonisë së Veriut, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING