(VIDEO) Nënkryetari i VMRO-së: E gjithë marrëveshja për korridoret nuk do të duhej të ishte e fshehtë

(VIDEO) Nënkryetari i VMRO-së: E gjithë marrëveshja për korridoret nuk do të duhej të ishte e fshehtë

Këtë javë në emision “Intervistë në Shenja”, në Televizionin Shenja, ishte i ftuar nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski. I pyetur për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, Mucunski tha se nuk e ka të qartë se përse marrëveshja është e fshehtë dhe e klasifikuar. Ai gjithashtu tha  se rreziku me kalimin e ligjit që punëtorët të mund të punojnë 60 orët, është rrezik për të drejtat e punëtorit.

TIMÇO MUCUNSKI,NËNKRYTAR I VMRO-DPMNE-SË

“Kjo marrëveshje nuk është dashur të jetë e klasifikuar, ndoshta ndonjë segment, por për mua është e pakuptimtë e tërë marrëveshje të jetë e klasifikuar. Në këtë marrëveshje Qeveria ka marrë obligime në emër të kuvendit të Maqedonisë,  të cilat obligime nuk miratohen atëherë shteti do të duhet të paguaj penale”.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, në këtë emision theksoi se ata si parti nuk kanë  asgjë kundër ndërtimit të korridorit 8, por sipas tyre, janë kundër mënyrë se si do të realizohet. Ai madje tha se lloji i tillë i  investimeve duhet të jenë prioritet edhe për VMRO-DPMNE-në, por sipas Mucunskit çështja është se si do ta  realizojnë.

TIMÇO MUCUNSKI,NËNKRYTAR I VMRO-DPMNE-SË

“Nuk di nëse dikush do të ketë kundër diçka. Përse nuk është ndërtuar është gabim dhe është dashur të jetë prioritet. A kam diçka kundër investimit që do ta lidh ato qytetet me potencial të madhe me kufirin me Shqipërinë”.

Sa i përket ndryshimeve  kushtetuese dhe vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë, Mucunski, tha se edhe në këtë rast Qeveria, sikurse në marrëveshjen për ndërtimin e korridorit 8, Qeveria ka ndërmarr obligime të cilat nuk janë të tyre.

Timço Mucunski u shpreh se në momentin kur merrë obligime të cilat nuk munden  t’i realizojnë ato , siç përmendi ai, në rastin e Bechtel dhe Enka krijojnë  dëm financiar, ndërsa në rastin e të ashtuquajturit propozim francez, shkakton dëm politik. Ai gjithashtu shtoi se partia e tij është  për anëtarësim në BE dhe në NATO.

Samir Musfafa /SHENJA/

MARKETING