(VIDEO) Në Shqipëri sot kanë arritur dronët e famshëm Bajraktar

(VIDEO) Në Shqipëri sot kanë arritur dronët e famshëm Bajraktar

Dronët “Bayraktar” të Turqisë tani më kanë mbërrur  në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi. Ai ka vlerësuar se dronët “Bayraktar”, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, janë simbol i modernizimit dhe inovacionit në Forcat të Armatosura të Shqipërisë. Ai ka publikuar edhe disa foto të montimit të dronëve në Shqipëri, ku edhe ai vetë është i pranishëm.

NIKO PELESHI, MINISTËR I MBROJTJES I SHQIPËRISË

“Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e dronëve. Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes”

Ushtarakët shqiptarë janë trajnuar në Turqi disa muaj më parë mbi përdorimin e dronëve turq “Bayraktar”, numri i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë, me dronët “Bayraktar” në maj të vitit të kaluar   është pajisur edhe  Ushtria e Kosovës. Dronët Bayraktar, TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE), me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING