(VIDEO) Mucunski shpalosi prioritetet e diplomacisë së RMV-së

(VIDEO) Mucunski shpalosi prioritetet e diplomacisë së RMV-së

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski,  deklaroi para mbajtjes së  Këshillit të Ambasadorëve, se Mbrojtja e interesave kombëtare maqedonase, shfrytëzimi i potencialit të përfaqësive diplomatike-konsullore në fushën e diplomacisë ekonomike dhe mbrojtja e qytetarëve që jetojnë jashtë kufijve të shtetit,  janë tre interesat strategjike kombëtare që sot u është prezantuar anëtarëve të Këshillit të Ambasadorëve. Mucunski theksoi  se qëllimi i kësaj seance është që ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm drejtpërdrejt të dëgjojnë prioritetet për vitin e ardhshëm dhe të marrin udhëzime për veprim lidhur me interesat kryesore strategjike kombëtare.

MARKETING

Description of image

TIMÇO MUCUNSKI,MINSITËR I PUNËVE TË JASHTME DHE TREGËTISË SË JASHTME

“E para është mbrojtja e interesave kombëtare maqedonase. E dyta është shfrytëzimi i potencialit të përfaqësive tona diplomatike-konsullore në fushën e diplomacisë ekonomike, por edhe stimulimi i tregtisë, përkatësisht komponentës së eksportit të ekonomisë sonë. E treta është mbrojtja e interesave të qytetarëve tanë jashtë kufijve të vendit – pavarësisht nëse bëhet fjalë për  qyetetar të Maqedonisë që jetojnë jashtë shtetit apo për qytetarë tanë që udhëtojnë për arsye të ndryshme”.

Sa i përket diplomacisë ekonomike, Mucunski tha se Bashkimi Evropian mbetet partneri kryesor tregtar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa  shtoi se në periudhën e fundit po punohet edhe për forcimin e bashkëpunimit tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

TIMÇO MUCUNSKI,MINSITËR I PUNËVE TË JASHTME DHE TREGËTISË SË JASHTME

“Vendet e Gjirit Arabik janë po ashtu vende me të cilat shohim interes dhe synojmë një bashkëpunim të intensifikuar në periudhën e ardhshme. Pra, sigurisht, prioriteti ynë kryesor është bashkëpunimi me partnerët tanë tradicionalë tregtarë, por njëkohësisht po hapim mundësi edhe për tregje të reja, dhe kjo është pjesë e prioriteteve të përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore.“

Në seancë e sotme të këshillit të ambasadorëve ishin të pranishëm pjesa më e madhe e misioneve diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë së Veriut. Kjo mbledhje mbahet për herë të parë pas vitit 2019, ndërsa ministri tha se synimi është që kjo të shndërrohet në një ngjarje të rregullt vjetore.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING