(VIDEO) Mickoski: Për BE ka edhe kushte të tjera veç ndryshimeve klushtetuese

(VIDEO) Mickoski: Për BE ka edhe kushte të tjera veç ndryshimeve klushtetuese

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski qendron në një vijë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Jashtme, Timço Mucunski, të cilët njëzëri deklarojnë se opozita po e pengon përparimin e agjendës reformuese duke bllokuar grupin punues për Kodin Zgjedhor. I pytur në lidhje me atë nëse Qeveria do ta përmbushë agjendën reformuese, Mickoski është shprehur optimisitë, duke thënë se nga 10 pikat e kërkuara, mund të realizohen të gjitha.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Patëm takim me z. Gert Jan Koopman, i cili e udhëheq atë proces në kuadër të Komisionit Evropian. Të gjithë jemi optimistë se nga ato dhjetë, mund t’i realizojmë nëntë e gjysmë, e ndoshta edhe të dhjetat, kështu konkluduam, të cilat janë në grejs periudhën”.

Mickoski thotë se për të vazhduar rrugën drejtë Bashkimin Europian, nuk ëshë kusht vetëm të votohen ndryshimet kushtetuse, por sipas tij, ka edhe shumë çështje tjera që duhet miratuar.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Sepse reformat nuk janë vetëm ndryshime kushtetuese. E kuptoj këtë ind të brishtë të identitetit maqedonas te SDSM, që aktualisht udhëheq partinë, dhe se për ta është më e lehtë të gjunjëzohen sesa të punojnë. Por reformat dhe dëshmia nëse je për Evropën nuk janë vetëm futja e bullgarëve në Kushtetutë, ka edhe shumë çështje më thelbësore që duhet t’i përfundojmë. Ne jemi të fokusuar në çështjet thelbësore, ndërsa ata le të gjunjëzohen aty ku gjunjëzohen”.

Kujtojmë se kryetari i partisë opozitare maqedonase LSDM, Venko Filipçe, vazhdimishtë e kritikon qeverinë dhe kreun e saj, se me qëllim e bllokojnë rrugën për Bashkimin Europian, ndëra lideri i opotës madje ngre alarmin se me këto politika që udhheq Mickoski, Maqedonia e Veriut do të izolohet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING