(VIDEO) Shtrenjtohen derivatet e naftës, dizeli sërish me tre shifra
Fillimi i nëntorit sjellë sfidë e re për shoferët e automjeteve, pasi çmimet e derivateve të naftës përsëri shënojnë rritje. Siç njoftojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, nga mesnata, benzina EUROSUPER BS-95 dhe BS-98 do të shtrenjtohet për 2 denarë për litër. Me çmimet e reja, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 93 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 95 denarë. Ndërkohë, dizeli do të shtrenjtohet për 1 denar dhe do të kushtojë 100 denarë për litër. Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar, në 110 denarë për litër. Me vendimin e ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i mazutit rritet për 1,3 denarë dhe do të jetë 55,573 denarë për kilogram.
Në vendimin e KRRE-së është përfshirë edhe vendimi i Qeverisë për uljen e TVSH-së në 10% për Eurodizelin. Gjithashtu, është zbatuar ulja e akcizës për 2 denarë për litër për benzinat EUROSUPER 95 dhe 98, si dhe për 4 denarë për litër për dizelin.
Nga KRRE bëjnë të ditur se gjatë përcaktimit të çmimeve janë marrë parasysh lëvizjet e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, si dhe kursi i këmbimit të dollarit. KRRE thekson se bëhet fjalë për çmime maksimale, që u mundësojnë kompanive të tregtojnë karburantet edhe me çmime më të ulëta
Ndërkohë, nafta Brent në tregjet botërore gjatë ditës së sotme është 109 dollarë për fuçi.
Samir Mustafa /SHENJA/

