(VIDEO) Filipçe akuzoi Mickoskin dhe Sllaveskin se po grabitin qytetarët

(VIDEO) Filipçe akuzoi Mickoskin dhe Sllaveskin se po grabitin qytetarët

LSDM paralajmëron interpelancë kundër guvernatorit të Bankës Popullore  Trajko Sllaveskit. Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, akuzon kryeministrin dhe guvernatorin e Bankës Popullore se siç tha po ndihmojnë në grabitjen e 150 deri në 180 milionë eurove nga qytetarët. Ai thotë se përmes Alta Bankas, mijëra qytetarë nuk kanë qasje në paratë e tyre, ndërsa kursimet e tyre jetësore janë në rrezik.

MARKETING

Shik.mk

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

“Sot kur qytetarët të gjitha mjetet i kanë të bllokuara, dhe u janë lejuar transaksionet kompanive të cilat kanë mjete atje, a po transferohen para dhe çfarë lloji parash po transferohen nga një subjekt juridik në tjetrin? Nëse ata ju përgjigjen këtyre pyetjeve, ne kërkojmë nga Prokuroria që menjëherë të përfshihet në këtë çështje dhe t’i hetoj të gjitha”.

Kurse VMRO-DPMNE e akuzon LSDM-në për standarde të dyfishta. Thonë se LSDM dhe Filipçe nuk kanë qenë kaq të zëshëm për Eurostandard bankën, ashtu siç janë tani për Alta Bankën sepse theksojnë se po të ishin të zëshëm, nuk do të dëmtoheshin qytetarët.

Brane Petrushevski, VMRO

“E njëjta Eurostandard Banka, për të cilën qeveria e LSD-së dhe udhëheqja e atëhershme e Bankës Popullore-së nuk futën administrim, por mbyllën drejtpërdrejt operacionet e bankës, në mënyrë që kreditë e kompanive të afërta me Zaevin të mund të dështonin”.

Përndryshe, LSDM-ja gjatë kësaj jave ka raportuar se Alta Banka ka filluar të transferojë shuma të mëdha parash në Maqedoni dhe Rusi, duke kërkuar nga Prokuroria Publike të hetojë origjinën e tyre. Ndërsa VMRO e ka akuzuar LSDM-në se po përpiqet të krijoj krizë përmes përhapjes së pasigurisë te qytetarët.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING