(VIDEO) Merr flakë një rezervuar karburanti në Sevastopol pas asaj që duket një sulm me dron

(VIDEO) Merr flakë një rezervuar karburanti në Sevastopol pas asaj që duket një sulm me dron

Një rezervuar karburanti ka marrë flakë në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, pas asaj që duket të jetë një sulm me dron, ka thënë sot në mëngjes një guvernator i zgjedhur nga Moska.

Në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram, Mikhail Razvozhaev shkroi: “Sipas informacioneve paraprake, zjarri u shkaktua nga një goditje me dron”, transmeton Telegrafi.

Razvozhaev tha gjithashtu se askush nuk u lëndua nga zjarri.

“Situata është nën kontrollin e zjarrfikësve tanë dhe të të gjitha shërbimeve operative”, shtoi guvernatori.

“Duke qenë se vëllimi i karburantit është i madh, do të duhet kohë për ta shuar zjarrin”.

Sevastopol, në gadishullin e Krimesë që Rusia aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, ka qenë nën sulme të përsëritura ajrore që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar.

Zyrtarët rusë kanë fajësuar Ukrainën për sulmet.

Kievi pothuajse kurrë nuk e merr publikisht përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë ose në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë. /Telegrafi/

 

MARKETING