(VIDEO) LSDM: Vonimi i reformave ka tkurrur fondet e KE-së për RMV-në

(VIDEO) LSDM: Vonimi i reformave ka tkurrur fondet e KE-së për RMV-në

VMRO-DPMNE e mirëpret planin e Komisionit Evropian për të ridrejtuar fondet e destinuara për reformat në Ballkanin Perëndimor drejt vendeve që konsiderohen lidere në atë proces, siç janë Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Deputeti Antonio Milloshovski nga kjo parti, duke u thirrur në analizat e fundit të KE-së, tha se edhe njëherë është vërtetuar se Maqedonia së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi njihet si lider në reformat e arritura në kuadër të Agjendës së Reformave të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE

Sipas rregullave të Planit për Rritje të Komisionit Evropian, mbështetja financiare e cila ridrejtohet kah vendet kandidate kushtëzohet nga niveli i reformave të arritura, dhe këtu Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi vlerësohen me rezultatin më të lartë, ndryshe nga vendet e tjera kandidate në rajon”.

Sipas tij, kjo është një konfirmim nga organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian se Maqedonia po i zbaton detyrimet e Agjendës së Reformave është gjithashtu një motivim për Qeverinë dhe shumicën parlamentare që të vazhdojnë me këtë ritëm.

LSDM një ditë më parë kritikoi Qeverinë për këto fonde të KE-së, sepse sipas tyre Mali i Zi merr 3.2 miliard euro, kurse RMV vetëm 67 milion euro, kjo pasi sipas tyre vendi ynë vonon reformat.

Ndërkaq, këto fonde të KE-së janë mjete që nuk do t’i shfrytëzojnë Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Kosova sepse nuk i plotësojnë detyrimet e të ashtuquajturës Agjendës Evropiane dhe pritet që të njejtat të ju drejtohen vendeve me më shumë përparime me reformat dhe këtu bëjnë pjesë Mali i Zi, Shqipëria si kryesuese, por edhe Maqedonia e Veriut, e cila ka rezultate të mirë në zbatimin e reformave.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING