(VIDEO) LSDM: Mickoski ofron vetëm fotografi e jo përparim në rrugën drejt BE-së

(VIDEO) LSDM: Mickoski ofron vetëm fotografi e jo përparim në rrugën drejt BE-së

“Për muaj të tërë kemi thënë: procesi i BE-së është në ngërç sepse Mickoski ka frikë nga një prokurori evropiane”. Kështu deklaroi zëdhënësja dhe anëtarja e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, duke akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se qytetarëve po u ofron vetëm fotografi nga takimet ndërkombëtare, ndërsa vendi, sipas saj, mbetet pa përparim real drejt BE-së.

MARKETING

Shik.mk

Bogdanka Kuzeska , Zëdhënëse dhe Anëtare e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së

“Von der Leyen po e rikthen zgjerimin. Para anëtarësimit – së pari anëtarësimi në Zyrën e Prokurorit Publik Evropian. Jo më pas. Para kësaj. Kandidatët për anëtarësim hyjnë në rrjetin e Kryeprokurores Laura Kovesi ndërsa ende nuk janë anëtarë. Përkthim për Maqedoninë: nuk ka më prokuror telefonik. Hetimi nuk ndalet te një mbiemër, pozicion dhe kartë partie. Pesë ton përtej kufirit marrin një emër. Tenderi merr një akt. Arka merr një pronar. Në Hungari, deri më tani janë arrestuar dy ministra nga qeveria e Viktor Orban. Kështu duket kur je në Bashkim dhe kur qeveria nuk është një grup i organizuar criminal”.

Nga ana tjetër nga VMRO-DPMNE thonë se për shkak të poltronizmit të Venko Filipces ndaj Zoran Zaevit, ai e shndërroi LSDM-në në një parti margjinale me shumë probleme, me anëtarë të partisë që grinden, akuza të ndërsjella për krime të rënda, fyerje, përballje publike.

VMRO-DPMNE

“Venko Filipce është në një gjendje specifike psikologjike, të cilën nuk mund ta kontrollojë dhe për të cilën ndoshta ka nevojë për ndihmë profesionale. Ndërsa, nga ana tjetër, ai ka marrë angazhime të qarta ndaj Rumen Radevit, sepse qëndrimi i tij “së pari bullgarët në Kushtetutë, pastaj gjithçka tjetër” është i njëjtë me politikën bullgare ndaj Maqedonisë. Dhe qëndrime të tilla të Filipçes, në përputhje me bullgarët dhe Radevin, nuk janë të parat që kemi dëgjuar. Ekziston edhe qëndrimi, si ai bullgar, që ne të mos negociojmë me ta për çështjet dypalëshe dhe mosmarrëveshjen me Bullgarinë, por me Bashkimin Evropian”.

Ndërkohë nga VMRO thonë se paraqitjet e tij të fundit publike vetëm sa konfirmojnë gjendjen e tij psikologjike, të zënë midis servilizmit ndaj Zaevit dhe servilizmit ndaj Radevit për një tradhti të re të caktuar në favor të interesave bullgare.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING