(VIDEO) LSDM: Dështoi përpjekja për të mbrojtur kriminelët e ish-regjimit të Gruevskit

(VIDEO) LSDM: Dështoi përpjekja për të mbrojtur kriminelët e ish-regjimit të Gruevskit

Hristijan Mickoski hesht për vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Ai nuk ka virtyt t’u kërkojë falje qytetarëve, vlerësojnë nga partia në pushtet.

Nga LSDM gjithashtu deklarojnë  se VMRO-DPMNE ka humbur dhe se përpjekja e tyre për të shkatërruar shtetin e së drejtës, për të mbrojtur krimin dhe kriminelët në radhët e tyre, sipas tyre ka rezultuar e pasuksesshme.

LSDM

“Dështoi abolimi i paligjshëm me të cilin ish-presidenti Gjorge Ivanov u përpoq të rrëzonte rendin juridik për të mbrojtur ish-funksionarët e VMRO-DPMNE-së nga përgjegjësia. Për shkak se qëllimi i abolimit të Ivanovit ishte të shpëtonin veten nga ndjekja penale, qëllimi i tyre ishte që të mos kishin fare gjykim. Vendimi i Strasburgut nënkupton se nuk ka falje, por vazhdim të të gjitha procedurave para gjykatave të pavarura maqedonase”.

Dy ditë pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg,  siç  deklarojnë nga LSDM,  as Hristijan Mickoski e as ndonjë zyrtar i VMRO-DPMNE-së nuk gjetën forcën për t’u kërkuar falje qytetarëve për refuzimin e dështuar për të lejuar lirimin e kriminelëve.

LSDM

“Përkundrazi, kjo parti është e vetmja që me anë të një komunikate jo vetëm që nuk e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Evropiane, por edhe më shumë i ka  mbrojtur kriminelët në radhët e saj. Vendimi i gjykatës në Strasburg është i qartë – është fitore e shtetit të së drejtës, fitore e ligjit dhe argumentimi i ekipit qeveritar”.

Sipas partisë në pushtet, përpjekjet e Gjorgje Ivanovit dhe të paditësve që kriminelët e VMRO-DPMNE-së të lirohen pa u gjykuar fare kanë dështuar. Nga kjo parti më tej theksojnë se ndërtimi i një sistemi të fortë dhe të pavarur të drejtësisë mbetet prioritet kryesor i tyre.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING