(VIDEO) Lija te delet dhe dhitë, AUV: Kafshët e prekura do të asgjësohen

(VIDEO) Lija te delet dhe dhitë, AUV: Kafshët e prekura do të asgjësohen

 

MARKETING

Description of image

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, lidhur me konferencën e sotme për media të Shoqatës së Rritësve të Deleve dhe apelin për ndërmarrjen e masave urgjente ndaj përhapjes së lisë te delet dhe dhitë, njofton opinionin publik se, së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), po e ndjek nga afër dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën epidemiologjike.

Sistemi i zbulimit dhe kontrollit të hershëm të sëmundjes zbatohet përmes shërbimeve veterinare të autorizuara nga AUV-ja. Për çdo rast të dyshimtë merren mostra nga kafshët dhe dërgohen për analiza laboratorike. Nëse virusi konfirmohet, AUV-ja vendos masat përkatëse, përfshirë eutanazinë dhe groposjen e kafshëve në lokacione të miratuara.

AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË(AUV)

Grupi i ekspertëve pranë AUV-së mblidhet rregullisht, shqyrton situatën epidemiologjike dhe përcakton masat e mëtejshme për kufizimin e përhapjes së sëmundjes. Gjithashtu, është kërkuar sërish mbështetje profesionale nga ekipi EUVET i Komisionit Evropian. Para përdorimit, vaksinat do t’i nënshtrohen detyrimisht analizave laboratorike për sigurinë dhe pastërtinë e tyre, ndërsa vaksinimi do të fillojë pasi të konfirmohen rezultatet, në përputhje me një plan zyrtar dhe nën mbikëqyrjen e AUV-së”.

Paralelisht me zbatimin e masave të kontrollit, nga Republika e Turqisë janë siguruar 500.000 doza vaksine si donacion, të cilat pritet të mbërrijnë gjatë këtyre ditëve, ndërsa Komisionit Evropian i është dorëzuar kërkesë për sasi shtesë të vaksinave. Ministria dhe AUV-ja i paralajmërojnë blegtorët se blerja dhe përdorimi i pavarur i vaksinës, me shpenzimet e tyre dhe pa miratimin paraprak të Agjencisë, do të sanksionohet në përputhje me rregulloret në fuqi. Për këtë arsye, vaksinimin mund ta kryejnë vetëm shërbimet veterinare të autorizuara, në përputhje me një plan zyrtar dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të AUV-së.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING