Koreja e Jugut: Veriu lëshoi projektil të panjohur pranë bregdetit lindor
Koreja e Veriut të shtunën ka lëshuar një projektil të paidentifikuar drejt ujërave në brigjet e saj lindore, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut, transmeton Anadolu.
Shtabi i Përbashkët i Koresë së Jugut tha se forcat e tij kanë zbuluar lëshimin, por nuk dha detaje të tjera, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Nuk është bërë e ditur lloji i projektilit, rrezja e tij e veprimit apo vendi ku ka rënë.
Lëshimi ndodh 13 ditë pasi Pheniani testoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër nga rajoni Wonsan më 20 shtator. Dy lëshimet u kryen brenda pak orësh nga njëri-tjetri dhe ishin të drejtuara drejt Detit Lindor.
“Jemi në dijeni të lëshimit të raketës dhe po konsultohemi ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë”, ka shkruar Komanda e SHBA-së për Indo-Paqësorin në rrjetin social X.
“Bazuar në vlerësimet aktuale, ky zhvillim nuk përbën kërcënim të menjëhershëm për personelin apo territorin e SHBA-së, ose për aleatët tanë”, ka shtuar ajo, duke u zotuar se do të mbrojë SHBA-në dhe aleatët e saj në rajon.

