Mot i qëndrueshëm dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Mot i qëndrueshëm dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Në Maqedoninë e Veriut sot pritet të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell, me vranësira të pakta deri në mesatare.

MARKETING

Shik.mk

Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 18 deri në 26 gradë.

Në Shkup pritet mot me diell dhe erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 24 gradë Celsius.

Moti i ngjashëm do të vazhdojë edhe nesër. Mëngjesi do të jetë sërish i ftohtë, ndërsa në disa zona temperaturat do të jenë rreth zeros. Gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë, me temperatura maksimale nga rreth 20 gradë në zonat më të larta deri në 25 gradë në pjesët më të ngrohta të vendit.

Periudha e motit të qëndrueshëm pritet të vazhdojë edhe në fillim të javës së ardhshme, kur temperaturat ditore do të shënojnë rritje graduale.

Ndryshimi i motit pritet nga mesi i javës, me shtim të vranësirave dhe mundësi për reshje.

MARKETING