(VIDEO) Lëvdata dhe akuza nga partitë për autostradën Shkup – Bllacë

(VIDEO) Lëvdata dhe akuza nga partitë për autostradën Shkup – Bllacë

Deri sa të nisin punët ndërtimore në terren, partitë vijojnë me deklarata premtuese e lavdëruese për rrugën Shkup-Bllacë. Marrëveshja për grantin me BERZH-in u nënshkrua dje, e ju bë promovimi projektit, por si duket nuk janë mjaftuar me aq, saqë kanë vazhduar me presskonferenca edhe sot.

Nga VMRO-DPMNE ritheksojnë se autostrada Shkup-Bllacë është projekt që është paralajmëruar me dekada, ndërsa në fakt vetëm janë blerë parcela përgjatë rrugës së planifikuar.

DUSHKO IVANOV, DEPUTET I VMRO-

Autostrada Shkup-Bllacë do t’i lidhë Maqedoninë me Kosovën dhe do të vazhdoj më tej me Tiranën dhe Durrësin si dhe Tivarin, drejtë Shkupit hapet edhe një port tjetër dhe një mundësi për tregti, biznes dhe zhvillim të turizmit”.

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri akuzoi BDI-në se e ka përdorur projektin e autostradës Shkup-Bllacë ndër vite për të mbledhur vota.

KALTRINA SHAQIRI ZEKOLLI, ZV/MINISTRE E TRANSPORTIT

E premtuan në vitin 2008, e përsëritën në vitin 2011, 2014, 2017, 2020, dhe serish në vitin 2023. Pas gjithë këtyre premtimeve, qytetarët panë vetëm rreth 2 km rrugë. Për VLEN-in patriotizmi matet me punë. Pas shumë vitesh pritje, rruga Shkup-Bllacë më në fund kalon nga premtimi në realizim”.

Mirëpo, BDI nuk ja jep asesi meritat VLEN-it për këtë projekt. Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar duke thënë se VLEN nuk ka asnjë kontribut në realizimin e këtij projekti.

BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BDI-SË

Financimi i projektit, hartimi i dokumentacionit, sigurimi i mjeteve financiare, shpronësimet, procedurat administrative dhe shpallja e tenderit janë realizuar të gjitha gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim”.

Siç është premtuar, ndërtimi do të nis në gusht dhe pritet të përfundoj për më së shumti 4 vjet. Kushton rreth 198.4 milionë euro dhe do ta ndërtoj kompania ndërtimore vendase Graniti.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING