Zgjedhjet vendore në Shqipëri do të mbahen më 9 maj 2027

Zgjedhjet vendore në Shqipëri do të mbahen më 9 maj 2027

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se për caktimin e datës së zgjedhjeve, presidenti Begaj thirri në konsultë gjithë faktorin politik që përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve si përfaqësues i organit përgjegjës për zgjedhjet në Shqipëri.

“Thirrjes në konsultë iu përgjigj Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Subjektet e tjera preferuan t’i qëndrojnë larg konsultës, sikurse nuk bënë publik asnjë parapëlqim partiak lidhur me datën e zgjedhjeve. Subjektet e përfshira në konsultë u treguan të hapur për secilën zgjidhje. Komisioneri sugjeroi datën 9 maj 2027, ditën e fundit të kalendarit, me arsyetimin se kjo datë jep më shumë kohë për masat zbatuese”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se Begaj fton subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë, sipas tij, në lartësinë e këtij procesi themelor demokratik.

Kujtojmë se zgjedhjet e ardhshme vendore do të zhvillohen sipas reformës së re administrativo-territoriale, që uli numri e bashkive nga 61 në 46.

Zgjedhjet e fundit të plota vendore në Shqipëri u mbajtën më 14 maj 2023.

MARKETING