(VIDEO) KSHZ i kërkon Kuvendit që të rregullojë votimin me dokumente me emrin e vjetër

(VIDEO) KSHZ i kërkon Kuvendit që të rregullojë votimin me dokumente me emrin e vjetër

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski, njoftoi se KSHZ-ja propozon të futet një dispozitë e përkohshme në Kodin Zgjedhor që do të mundësojë votim në këto zgjedhje me dokumentet e vjetra të vlefshme.

ALEKSANDAR DASHTEVSKI, KRYETARI I KOMISIONIT SHTETËROR ZGJEDHOR

“Si komision shtetëror i zgjedhjeve i kemi bërë propozim Kuvendit që të bëhet një ndryshim në Kodin Zgjedhor, në të cilin do të ketë një dispozitë të përkohëshme vetëm për këto zgjedhje, që të vlejnë edhe dokumentet e vjetra të vlefshme që të mund të votojnë të gjithë qytetarët. A do të miratohet apo jo varet nga kuvendi”.

Sa i përket anëtarit të fundit të emëruar në KSHZ Abdush Demirit, Dashtevski tha se beson se Demiri do ta kryejë detyrën e tij me ndërgjegje dhe profesionalizëm. Ai theksoi se ka qenë i sigurt se anëtari do të zgjidhet, kështu që përbërja e KSHZ-së është kompletuar me shtatë anëtarë siç tha ai dhe nuk ka vend për manipulime që mund të krijojnë dyshime të thjeshta. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING