(VIDEO) Krijimi i Shtetit Bektashi, Zaimi: kjo paraqet rrezik në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar

(VIDEO) Krijimi i Shtetit Bektashi, Zaimi: kjo paraqet rrezik në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar

Krijimi i një shteti bektashi në Shqipëri paraqet rrezik jo vetëm për vetë shtetin shqiptar, por edhe në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar”. Kështu për Televizionin Shenja ka deklaruar publicisti Arbër Zaimi, i cili theksoi se kjo kreaturë do ta cenonte drejtpërdrejt integritetin territorial dhe sovranitetin e Shqipërisë. Zaimi tha se krijimi i një strukture me elemente shtetërore brenda territorit të një shteti unitar mund të krijojë një precedent të rrezikshëm. Sipas tij, kjo mund të hapë edhe çështje të reja politike e juridike, ndërsa në planin ndërkombëtar mund të prodhojë pasoja për stabilitetin dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve fetare në rajon.

MARKETING

Description of image

ARBËR ZAIMI, PUBLICIST

Në këtë rast, ne kemi një krijim pa një traditë, kemi një krijim të pa mbështetur në histori dhe një krijim i tillë, që është thjeshtë një sajesë e pak personave është precedent shumë i rrezikshëm, sepse pak persona të fuqishëm mund të mblidhen në çdo shtet të botës dhe të paraqesin ide të tilla. Tani bektashinjtë në Shqipëri nuk ekzistojnë të përqendruar në një territor të caktuar, ata janë të shpërndarë bashkë me shqiptarët e tjerë në shume qyetete e fshtarja të Shqipërisë”.

Zaimi tha se bektashinjtë nuk e kanë kërkuar një shtet të tillë dhe se edhe vetë ata janë befasuar nga një ide e tillë. Sipas tij, kjo nismë nuk ka ardhur si kërkesë nga komuniteti bektashi, por është paraqitur nga politika.

ARBËR ZAIMI, PUBLICIST

Është befasi për bektashinjtë se si tani po flitet për një shtet tjetër, një shtet të tyrin për më tepër. Si mund të jet e jotja një gjë, të cilën ti nuk e ke kërkuar, pra është një pikëpyetje e madhe”.

Sipas Zaimit, krijimi i këtij shteti nuk mund të shihet si një projekt që përfaqëson të gjithë komunitetin bektashi. Ai thekson se bëhet fjalë për një hapësirë të kufizuar, që nuk përfshin të gjitha teqetë dhe të gjithë besimtarët bektashinj.

ARBËR ZAIMI, PUBLICIST

Nuk do të jetë ky shtet ku do të izolohen bektashinjtë, është absurde, ky mund të jetë një shtet i disa dervishëve, por nuk është shtet as i të gjithë dervishëve, pra është e çuditshme kjo, një llojë shteti, nuk do të jenë as të gjitha teqet pjesë e këtij shteti, por do të jetë një teqe, pra po quhet shtet bektashinj, por nuk ka të bëjë me këtë punë, pra nuk ka të bëjë me komunitetin e gjerë bektashinj”.

Kujtojmë se ky projekti është shpallur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të vitit 2024, i cili parashikon krijimin në Tiranë të një shteti me një sipërfaqe prej rreth 11 hektarësh, rreth një të katërtën e madhësisë së Vatikanit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING