(VIDEO) Kos: Ndryshoni kushtetutën dhe ejani në BE
“E keni vendin tuaj në Bashkimin Evropian si anëtare e plotëfuqishme dhe na lejoni që të punojmë së bashku”. Kështu theksoi eurokomisarja për zgjerim Marta Kos, pas takimit bilateral me kryeministrin e vendit Hristijan Mickoskit. Ajo lavdëroi vendin për reformat e zbatuara, mirëpo theksoi se për tu bërë vendi formalisht anëtare e BE-së, duhet të realizoj ndryshimet kushtetuese. Ndërsa gjithashtu u bëri thirrje partive politike që përmes konsenzusit politik të miratojnë Kodin Zgjedhor.
MARTA KOS, KOMISARE PËR ZGJERIM
“Mali i Zi është kryesuese dhe do të marrin trefish më shumë mjete financiare nga BE kur do të bëhen anëtare. Do të kenë më shumë përfitime dhe ne e duam të njejtën edhe për Maqedoninë e Veriut. Por, realizimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet hapi i ardhshëm i domosdoshëm, për nisjen formale të bisedimeve qasëse dhe prandaj e inkurajoj edhe njëherë Qeverinë që të nis procesin e ndryshimit të Kushtetutës”.
Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se nuk kanë plan B, përveç anëtarsimit të BE-së dhe përkushtimit në realizimin e reformave, por theksoi se procesi i anëtarsimit duhet të bazohet në vlera dhe kritere e jo në çështje bilaterale.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Presim që Bashkimi Evropian të mbetet proces i cili bazohet në kritere të qarta, të vlerave dhe plotësimit të detyrimeve, dhe jo process që do të ngarkohet me çështje bilaterale, që krijojnë pasiguri dhe frustrime tek qytetarët. Qytetarët me vite tregojnë përcaktim të qartë për idenë evropiane dhe në atë periudhë janë sjellur vendime të ëvshtira, janë marrë detyrime serioze dhe janë bërë hapa të rëndësishëm me besimin se çdo kriter I plotësuar do të vlerësohet në mënyrë objektive”.
Marta Kos gjatë vizitës së saj zyrtare në Shkup do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, ndërsa tha se do të zhvilloj takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me të rinjtë.
Ajo paralajmëroi se në vjeshtë vendin do ta vizitoj kryetarja e KE-së Ursulla Von der Lejen.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

