Jotova: Strategjia e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë siç ka qenë

Jotova: Strategjia e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë siç ka qenë

“Ishte institucioni presidencial që ngriti për herë të parë çështjen e të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha kandidatja presidenciale bullgare Iliana Jotova gjatë një debati me kundërshtarin e saj Andrei Gyurov përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 1 nëntor.

MARKETING

Shik.mk

Jotova shtoi se tema nuk u përmend në Marrëveshjen Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë.

“Strategjia e Bullgarisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë siç ka qenë. Për një kohë të gjatë, marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian nuk kanë qenë çështje e marrëdhënieve dypalëshe. Po flasim për një politikë evropiane ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Institucionet evropiane po i ndjekin me shumë rigorozitet kriteret e nevojshme që ky proces të vazhdojë”, tha Jtova në një debat në “BNT”.

Sipas saj, asgjë nuk është përmirësuar që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, si në aspektin e gjuhës së urrejtjes ashtu edhe në persekutimin e njerëzve me rrënjë bullgare. Ajo thotë se lirimi nga akuzat i sulmuesve të Hristijan Pendikov është provë e qartë në këtë drejtim.

“Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim me partnerët tanë evropianë që marrëveshja dhe politikat evropiane të zbatohen. Sa i përket qëndrimit kombëtar, ju shihni tek unë një person që nuk do të devijojë as një centimetër nga ajo që është rënë dakord tashmë, megjithëse Shkupi po bën përpjekje shumë serioze për të anuluar protokolle të caktuara”, tha Jotova.

Jotova akuzoi ish-kryeministrin Kiril Petkov se nuk ishte në dijeni të marrëveshjes dhe se kishte ndërmend të udhëtonte drejt Shkupit për të ndryshuar qëndrimin bullgar.

MARKETING