(VIDEO) Kandidati për president Bujar Osmani i mblodhi 10 mijë nënshkrime

(VIDEO) Kandidati për president Bujar Osmani i mblodhi 10 mijë nënshkrime

Katër ditë pas nisjes së grumbullimit të nënshkrimeve të kandidatëve për president, Bujar Osmani, kandidati i BDI-së arriti të siguroj 10 000 nënshkrimet e nevojshme.  Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri më 23 shkurt ora 20:00, Osmani ka grumbulluar 10 528 nënshkrime.

Këtë lajm Osmani tregoi se e ka mirëpritur më familjen e tij, përmes një videoje që e postoi në Facebook.

Bujar Osmani, kandidat i BDI-së

“Me mbështetjen e Valbonës, Elizës, Malit dhe Luanit dhe me 10 000 nënshkrime të cilat u mblodhën në një kohë rekord prej pothuajse dy ditë pune është mirënjohja më e madhe për mua, por parasegjithash përgjegjësia më e madhe që ti futem me seriozitetin më të madh kësaj gare historike për president të RMV-së”.

Afër numrit të nevojshëm të nënshkrimeve është edhe kandidati i partisë Znam, Maksim Dimitrievski. Ai sipas të dhënave të KSHZ-së ka grumbulluar 8 4000 nënshkrime.

Një ndryshim drastik në numrin e nënshkrimeve ka bërë kandidati i koalicionit VLEN Arben Taravari. Nga 1 645 sa kishte një ditë më parë, Taravari për një ditë këtë numër e kishte rritur në 7 513 nënshkrime. Këto shifra Taravari përmes një statusi në Facebook, i quan rekord.

Arben Taravari, kandidat i VLEN

“Ne filluam para pak orësh me mbledhjen zyrtare të nënshkrimeve dhe kemi arritur në 8 mijë nënshkrime+! Këto janë nënshkrime lirie, pa asnjë imponim, pa asnjë detyrim por janë vullneti juaj i pastër! Mbledhja e nënshkrimeve vazhdon edhe nesër. Ky është një rekord i ri dhe tregues se me VLEN Ndryshimi Ka Filluar!”

Kandidatja e Levicës Biljana Vankovska Cvetkovska, e cila është e katërta për nga numri i nënshkrimeve të grumbulluara, ka mbledhur 6 237 nënshkrime. Për kandidatin e GROM-it Stevço Jakimovskit, kanë nënshkruar 4 718 qytetarë. Mersiha Smailoviq, mblodhi 696 nënshkrime. Ndërsa 682 qyetetarë nënshkruan për Velo Markovskin. Kandidati Tome Nikollovski vazhdon të mos ketë asnjë nënshkrim.

Nga e premtja deri të hënën, gjithsej janë nënshkruar 39 078 qytetarë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING