(VIDEO) Kandidatët e Levicës dhe Grom-it mbledhin nëshkrimet në garën për president

(VIDEO) Kandidatët e Levicës dhe Grom-it mbledhin nëshkrimet në garën për president

Nga gjithsej 11 kandidatë për president, gjashtë prej tyre nuk kanë mbledhur akoma 10,000 nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën presidenciale ndërsa pesë të tjerët kanë arritur tashmë numrin e kërkuar të nënshkrimeve, tregojnë të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ditën e djeshme nënshkrimet i kanë grumbulluar Biljana Vankovska nga partia “Levica” si dhe Stevço Jakimovski  nga GROM. Ditë më parë nënshkrimet i kishin grumbulluar Arben Taravari, nga koalicioni “VLEN”, Bujar Osmani nga BDI dhe Maksim Dimitrievski  nga “ZNAM”.

Nga kandidatët e tjerë Velo Markovski ka 1330 nënshkrime, Mersiha Smailoviq 1286, Gjorgi Manaskov 388, Zorica Cvetkovska 176, Gospodin Popovski 106 dhe Tome Nikollovski ka 0 nënshkrime. Nga dita e nesërme kandidatët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova dhe LSDM-së, Stevo Pendarovski, do të nisin të mbledhin nënshkrimet.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve ka nisur më 23 shkurt dhe do të zgjasë deri më 8 mars në mesnatë. Mbledhja e nënshkrimeve bëhet në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së që ndodhen në selitë e 34 pushteteve lokale dhe para noterëve kompetentë.

Listat e kandidatëve për kryetar të shtetit pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’i dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 19 mars deri në mesnatë. Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 24 prill, ndërsa raundi i dytë është më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING