(VIDEO) Instituti i Shëndetit Publik: 28.4 për qind e të rriturve janë me mbipeshë

(VIDEO) Instituti i Shëndetit Publik: 28.4 për qind e të rriturve janë me mbipeshë

Sot bota shënon Ditën Botërore të Obezitetit. Instituti i Shëndetit Publik njofton se Obeziteti ose mbipesha tek të rritur dhe fëmijët në Maqedonin e Veriut  është në nivel shqetsues.

Nga ISHP sqarojnë se në Maqedoninë e Veriut, 28.4 për qind e të rriturve jetojnë me obezitet. Në vendin tonë, obeziteti tek të rriturit është rritur me 13,6 për qind, dhe tek fëmijët dhe adoleshentët me 7,4 për qind, krahasuar me vitin 1990”.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Të dhënat më të fundit tregojnë se 30.5 për qind e fëmijëve të moshës gjashtë deri në nëntë vjeç në vendin tonë jetojnë me peshë të shtuar trupore ose me obezitet, 13.8 për qind e tyre jetojnë me obezitet ekstrem. Obeziteti është më i zakonshëm tek djemtë, ndryshe nga vajzat”

Sipas të dhënave të fundit të Institutit, shumica e fëmijëve me peshë të shtuar trupore dhe obezitet jetojnë në zona urbane.

Në mbarë botën, që nga viti 1990, obeziteti është dyfishuar në mesin e të rriturve, dhe katërfishuar në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve – nga 5 deri në 19 vjeç. Studimi i fundit i publikuar në “The Lancet”  tregon se, në vitin 2022, më shumë se një miliard njerëz në botë do të jetojnë me obezitet. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING