(VIDEO) Incident i armatosur të Rruga e Plastikave, vritet me armë zjarri një 26 vjeçar nga Shkupi

(VIDEO) Incident i armatosur të Rruga e Plastikave, vritet me armë zjarri një 26 vjeçar nga Shkupi

Një 26-vjeçar ka ngelur i vrarë nga sulmi që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Nikolla Karev”, përkatësisht në Rrugën e Plastikave në Shkup, ku dy sulmues me motoçikletë gjuajtën ndaj një grupi me 5 persona , ku edhe u qëllua për vdekje 26-vjeçari. Nga MPB thanë se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

MPB

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup është njoftuar se në afërsi të kryqëzimit ndërmjet rrugës “Prohor Pçinski” dhe rrugës “Vojdan Çernodrinski”, në Shkup, derisa D.G. (29), A. Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, qëndronin para një biznesi, në atë moment është ndalur një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të grupit, pas çka janë larguar në drejtim të panjohur. Një nga plumbat goditi A.M., i cili u dërgua me ambulancë në Kompleksin e Klinikës Nënë Tereza, ku dhe ndërroi jetë”.

Rasti i mbrëmshëm rikthen në vëmendje një problem që banorët e kësaj pjese të Shkupit e kanë ngritur vazhdimisht, sigurinë në dhe përreth bulevardit “Nikolla Karev”, të njohur si “Rruga e Plastikave”. Në vitet e fundit, kjo zonë është përballur jo vetëm me incidente të dhunshme dhe të shtëna me armë, por edhe me aksidente të rënda trafiku që kanë përfunduar me humbje jete. Pikërisht në këto rrugë më 27 maj 2024 mbeti i vrarë 29-vjeçari Amar Ismani, më 14 mars 2025 një 16-vjeçar ishte plagosur dhe më 25 prill 2025 një 31-vjeçari ishte vrarë. 

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING