(VIDEO) Gjatë vitit 2023, janë dënuar 433 fëmijë për vepra penale

(VIDEO) Gjatë vitit 2023, janë dënuar 433 fëmijë për vepra penale

Enti Shtetëror i Statistikave ka raportuar të dhëna në lidhje me fëmijët të cilët kanë qenë në konflikt me ligjin gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave gjatë vitit 2023, janë raportuar 433 fëmijë, nga të cilët në 287 raste është paraqitur propozim për dënim ose masë ndërsa për 110 raste nuk është iniciuar asnjë procedurë dhe në 36 raste është ndërprerë procedura.

ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE

“U dënuan 307 fëmijë nga mosha 14 deri në 18 vjeç. Prej tyre, 120 fëmijë janë dënuar për veprën penale kundër pronës, 70 fëmijë për veprën penale kundër rendit publik, 43 fëmijë për vepër penale kundër jetës dhe trupit dhe 37 fëmijë për veprën penale kundër sigurisë në komunikacion publik.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në vitin 2023, numri i fëmijëve të raportuar në konflikt me ligj është ulur me 8.5% krahasuar me vitin 2022, ndërsa numri i fëmijëve të dënuar është rritur me 17.2%.

 ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE

“100 masa janë vendosur për fëmijët e moshës 14 deri në 16 vjeç. Nga këto 100 masa, 67 janë për mbikëqyrje të shtuar, 29 masa disiplinore dhe katër masa institucionale. Për fëmijët e moshës 16 deri në 18 vjeç janë shqiptuar 211 masa, nga të cilat katër masa me burg dhe 207 masa edukative, 120 për mbikëqyrje të shtuar, 79 procedura disiplinore dhe katër masa institucionale.”

Nga të dhënat thuhet se numri i të rriturve të regjistruar në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, është ulur me 6.9 ​%.  Në periudhën e përmendur, numri i të dënuarve të moshës madhore është zvogëluar për 16%, ndërsa numri i të akuzuarve është zvogëluar për 15.8%.

/SHENJA/

MARKETING