(VIDEO) Fushatë kundër përdorimit të celularëve gjatë ngasjes së makinës

(VIDEO) Fushatë kundër përdorimit të celularëve gjatë ngasjes së makinës

Telefonata më e frikshme, është ‘thirrje e humbur’. “Të gjithë themi ‘Më lajmëro kur të arrish’. “Asnjë telefonatë dhe asnjë notification, nuk është më e rëndësishme se sa jeta e një njeriu”. Këto ishin porositë që u dërguan nga konferenca në të cilën u lajmërua nisja e fushatës së Kompanisë A1 Maqedoni “Trafik më i sigurtë, të përgjegjshëm ndaj teknologjisë”, për të vetëdijësuar qytetarët që të mos e përdorur telefonin derisa vozisin automjetin.

Metodija Mirçev, drejtor ekzekutiv i A1

Fushata ka qenë shokuese dhe ka tërhequr vëmendje të madhe, më shumë se dhjetëra mijëra thirrje të humbura, kurse qëllimi ka qenë që fushata të tërheq vëmendjen sepse edhe tema që e adresojmë ëshët kritike për të gjithë ne. Teknologjia është këtu dhe këtu do të mbetet. Të gjithë ne përdorim telefona celular dhe do të vazhdojmë të përdorim, por dueht të jemi të vetëdijshëm se ajo sekond kur jemi të pakujdeshëm dhe fokusohemi në telefonin tonë, mund ta ndryshoj jetën tonë krejtësisht”.

Fushata realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri Pançe Toshkovski tha se nuk ka kategori të veçantë për aksidentet që shkaktohen nga përdorimi i telefonave celularë gjatë vozitjës, por vetëm nga vozitja e papërgjegjshme. Ndërsa, paralajëmroi se në të ardhmen këtë shkelje të ligjit do ta inkuadrojnë edhe në sistemin “Safe City”, që të mund ta detektoj si shkelje trafiku. Ministri gjithashtu njoftoi se në 4 muajt e parë të vitit 2025 kishte 47 viktima, kurse për të njetën periudhë këtë vit kemi pasur 26. Ndërkoh, në prill të vitit të kaluar në territorin e Shkupit kishte 8 viktima, këtë vit nuk ka pasur asnjë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING