(VIDEO) Festat e Nëntorit, Ademi: Historikisht identiteti kombëtar mbisundon ndaj ndasive politike

(VIDEO) Festat e Nëntorit, Ademi: Historikisht identiteti kombëtar mbisundon ndaj ndasive politike

Festat Kombëtare të Nëntorit simbolizojnë bashkimin rreth një ideali kombëtar dhe është pikërisht periudha kur shqiptarët shprehin patriotizmin e tyre. Por, sa po ruhet kjo frymë ditët e sotme, krahas ndasive të mëdha politike të trojeve shqiptare? Historiani Minir Ademi shprehet se shqiptarët asnjëherë, në asnjë periudhë historike, nuk kanë pasur problem me identitetin kombëtar dhe se ndjesia e përkatësisë dhe e identitetit, i tejkalon edhe ndasitë politike.

Minir Ademi, historian

“Asnjëherë në asnjë periudhë historike, shqiptarët nuk e kanë problem identitetin kombëtar. Pavarësisht ndarjeve politike, ndarjet politike aq më shumë na bëjnë të fortë në identitetin tonë kombëtarë, sepse ato janë politike, ato punojnë për interesat e veta personale dhe ditore, ndërsa çështja e identitetit kombëtar rrjedh që nga periudha para Skënderbeut dhe periudhës ilire të Teutës dhe Agronit, e vazhdimësia e Skenderbeut dhe e periudhës më të re e Adem Jasharit dhe tri luftërave të cilat janë bërë në këtë vend”.

Ai shton se shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur krizë identiteti dhe lufëtart e fundit theksoi profesori universitar Ademi, nuk janë bërë thjesht për ta ruajtur identitetin tonë kombëtar, por materilizohen si përjekje për mbrojtur territoret, të cilat të tjerët na i kanë marr dhe ende vazhdojnë të pretendojnë t’i marrin.

I pyetur se për shkak të ikjes së të rinjve gjithnjë e më shumë nga vendi, a mund të zbehet atdhedashuria, ai shprehet se te ata që largohen, çështja e identitetit ruhet edhe më shumë.

Minir Ademi, historian

“Identiteti është çështje shpirtërore dhe nuk mund ta harrosh, sado që nuk janë shumë të interesuar për gjuhën. Por, flamuri dhe festat kombëtare 22 dhe 28 Nëntori, për ata janë shpirti i cili i mbanë në vendet e Evropës. Kështu që padyshim e them me përgjegjësinë më të madhe, se nuk do ta kemi asnjëherë, në asnjë kohë krizën e identitetit kombëtar”.

Duke ushtruar edhe profesionin e profesorit universitar, Ademi thotë se edhe të rinjtë e kuptojnë dhe ruajnë peshën e festave të 22 dhe 28 Nëntorit.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING