Mickoski në takim me udhëheqësit e KRE Manastir dhe SHA EMV për gjendjen në energjetikë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka realizuar një vizitë pune në REK Manastir, ku është takuar me drejtuesit e këtij institucioni dhe përfaqësuesit e SHA ESM.
Sipas njoftimit të Mickoskit, gjatë takimit është diskutuar për aktivitetet aktuale, funksionimin e kapaciteteve energjetike, sfidat me të cilat përballet sektori, si dhe planet e ardhshme për përmirësimin e punës.
Mickoski theksoi rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe punonjësve, duke vlerësuar se përkushtimi i tyre është thelbësor për funksionimin e qëndrueshëm të sistemit energjetik dhe sigurimin e prodhimit të besueshëm të energjisë elektrike.
Vizita në REK Manastir vjen në kuadër të angazhimeve për ndjekjen e funksionimit të kapaciteteve energjetike dhe sfidave në sektorin e energjisë.

