(VIDEO) Çair, filluan punimet për kanalizimin e rrugës “Nexhat Agolli”

(VIDEO) Çair, filluan punimet për kanalizimin e rrugës “Nexhat Agolli”

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu në presskonferencën e sotme për media informoi se i kanë filluar punimet për rrjetin e kanalizimi në rrugën “Nexhat Agolli”, i cili është një prej 50 projekteve. Ai theksoi se kjo rrugë është 250 metra gjatësi me vlerë prej mbi 9 milion denarë apo mbi 150 mijë euro.

Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit

“Për fillimet e punimeve në rrugën ‘Nexhat Agolli’ shfrytëzoj rastin gjithashtu që të falënderoj edhe prezencën e zëvendëskryeministrit të parë dhe njëkohësisht t’i falënderohem zëvendëskryeministrit të parë dhe qeverisë në fjalë për ndihmën, kontributin që e jep në këtë drejtim, ky është një projekt i cili sot fillon një prej 50 projekteve që do të fillojë në …  Kjo rrugë është 250 metra me gjatësi e cila do të rekronsturohet ujësjellësi dhe kanalizimi dhe gjithashtu vlera e kësaj është mbi 9 milionë denarë, apo në euro mbi 150 mijë euro.

Tutje ai tha se ata kanë filluar tani me realizimin e projekteve pasi që kompanitë në fjalë i kanë fituar të gjitha të drejtat nga furnizimet publike për të filluar punën. Kryetari po ashtu potencoi se ky është projekti i parë që e kanë filluar sot prej shumës prej 100 milionë që siç tha Ganiu si komunë u ka takuar 2.8 milion euro dhe njëkohësisht thekson se kjo nënkupton thirrjen e dytë.

Ganiu bëri të ditur se ata kanë përgatitur projekte me mbi 9 milion euro që duhet  të aplikojnë deri në fund të prillit. Sipas tij, ky është një investim me një shumë të madhe por që duke marrë parasysh edhe projektet e tjera ato formojnë një lidhshmëri me Çairin.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING