(VIDEO) Bellçishta: Temperaturat e larta u shkaktojnë probleme të sëmurëve kronikë
Temperaturat e larta kanë përfshirë kryeqytetin, duke e bërë të vështirë përditshmërinë e qytetarëve. Nën diellin përvëlues, rrugët janë më të qeta, ndërsa shumë banorë kërkojnë freski dhe shmangin daljet gjatë orëve më të nxehta. Vapa e madhe po ndikon jo vetëm në lëvizjen e qytetarëve, por edhe në aktivitetet e tyre të përditshme. Mjekja Sefiane Bellcishta theksoi se si pasojë e vapës së madhe tek njerëzit me diagnoza kronike, me sëmundje kardiovaskulare, respiratore si asma dhe me diabetin, temperatura e lartë mundë të ndikojë shumë negativishtë.
SEFIANE BELLCISHTA-MJEKE AMË
“Kemi raste shuëm me tensionin e lartë që vijnë deri në sulmëtemë, munden sëmundjet si infraktet te pacientët para infraktit mundë të këmi tëk ata persona, me sëmundjen nefrologjike kemi parametrat të kreatinirit dhe urea hypën në një shifër të lartë për shkak të dehidrimit nuk pijnë lëngje sa duhet ata pacientë dhe kanë probleme me veshkët dhe kanë dhimbje të mëdha dhe paarqiten tek ne”.
Bellcishta tha se temperatura e lartë nëse është 38 ose 39 gradë celsius, pacientët munden të jenë më të lodhur, kanë plogështi, dhe tharje të gojës.
SEFIANE BELLCISHTA, MJEKE AMË
“Nëse janë temperaturat e larta, nuk është e patjetërsueshme të dalin jashtë në natyrë, ato duhen të rrinë në vende të freskëta, në hijë më tepër edhe të kenë me vetë ujë sa më tepër me konsumu ujë. Edhe nëse kanë terapin që e marrin me vete, ta kena me vete terapinë”.
Mjekja paralajmëron se temperaturat e larta mund të paraqesin rrezik veçanërisht për fëmijët, të cilët për shkak të moshës dhe fazës së zhvillimit mund të dehidratohen më shpejt. Sa u përket të rriturve, mjekja thekson se mund të shfaqen simptoma si temperatura e brendshme dhe përgjumja, ndërsa rekomandon konsumimin e shtuar të ujit dhe lëngjeve për të parandaluar dehidratimin. Gjithashtu ajo rekomadon qytetarët nëse dalin në vapën e madhe të vendosin kapele dhe të veshin rroba të pambukut me ngjyrë të hapur.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

