(VIDEO) Bekteshi: Rreth 4 000 studentë do të marrin vauçerë për pushime në qytetet turistike

(VIDEO) Bekteshi: Rreth 4 000 studentë do të marrin vauçerë për pushime në qytetet turistike

Rreth 4000 studentë do të marrin vauçerë për pushime në qytetet turistike të vendit, deklaroi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e përbashkët për media me ministrin e arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri , pas takimit me studentët.  Bekteshi tha se për këtë masë janë paraprë rreth 64 milionë denarë. Ai njoftoi se në masën e ndihmës së kompanive mikro dhe të vogla si kriteruim do të shtohet  ndihma edhe për kompanitë të cilat janë të krijuara nga studentët aktiv, apo të cilët pretendojnë ti krijojnë gjatë  periudhës sa do të jetë e shoallur thirja publike.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTER I EKONOMISË

“Në krahasim me vitet paraprake kemi vendosur që këtë vit në kuandër të dhënies së vauçerëve të përfshihen studentët dhe jo punëtorët me të ardhura të ulëta duke marrë parasysh edhe promovimin e shtetit por  njëkohësisht edhe mundësinë që studentët tanë të njoftohen me vendet apo lokacionet turistike të cilët I posedon RMV-ja në përgjithësi. Mjetet e parapame janë diku rreth 64 milionë denarë, ku do të përfshihen diku 3000 deri në 4000 studentë varësisht nga shuma e vauçerëve të cilën e presim të vijë si propozim I drejtëpërdrejtë nga ana e studentëve.

Ministri i ekonomisë Jeton Shaqiri tha se të gjitha këto masa merren me qëllim të motivimit të studentëve për suksese në procesin studimor dhe për motivim për kyçje në sektorin privat.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Është për tu përshëndetur iniciativa e ministrit të ekonomisë për të dhënë edhe vauçer turisitik për të gjithë studentët të cilët  do të kenë mundësinë e aplikimit të tyre. është një mundësi e mire për ti ndihmuar studentët gjatë procesit mësimor, për të arritur rezultate më të mira në procesin mësimor dhe kjo si masë është e rënndësishme edhe për ti ndihmuar në të njejtën kohë edhe qytetet turistike që gjenden në vendin tonë”.

Minsitri Bekteshi tha se së shpejti do të publikohen detajet në lidhje me aplikimin dhe shfrytëzimin e vauçerëve për studentët.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING