Zejd Rexhepi: 143 shtete në mbështetje të refugjatëve palestinezë, Qeveria e Mickoskit voton KUNDËR!

Zejd Rexhepi: 143 shtete në mbështetje të refugjatëve palestinezë, Qeveria e Mickoskit voton KUNDËR!

Deputeti i Frontit Evropian dhe kryetari i Partisë Populli, Skender Rexhepi, ka kritikuar Qeverinë e Hristijan Mickoskit për votën kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara për mbështetjen e veprimtarisë së agjencisë humanitare UNRWA, e cila ndihmon refugjatët palestinezë.

Sipas Rexhepit, 143 shtete kanë votuar në mbështetje të rezolutës, ndërsa Maqedonia e Veriut është rreshtuar mes nëntë shteteve që votuan kundër. Ai ka theksuar se ky qëndrim bie ndesh me mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka shprehur mandatit dhe veprimtarisë humanitare të UNRWA-s.

“143 shtete në mbështetje të refugjatëve palestinezë, Qeveria e Mickoskit voton KUNDËR!

Në votimin në OKB për mbështetjen e veprimtarisë së agjencisë humanitare UNRWA, Maqedonia e Veriut u rreshtua mes vetëm 9 shteteve që votuan kundër rezolutës.

Maqedonia e Veriut, i vetmi shtet evropian që votoi KUNDËR!

Ironia bëhet edhe më e madhe kur dihet se vetëm pak ditë më parë, më 12 nëntor, Bashkimi Evropian kishte riafirmuar publikisht mbështetjen për mandatin dhe veprimtarinë humanitare të UNRWA-s.

Pra, ndërsa BE-ja mbështet ndihmën humanitare për refugjatët palestinezë, Qeveria e Mickoskit zgjedh të votojë kundër rezolutës. Kjo dëshmon se politika e jashtme dhe diplomacia e Maqedonisë së Veriut janë gjithçka tjetër, përveçse evropiane!

Në një kohë kur miliona palestinezë kanë nevojë për ushqim, arsim dhe kujdes shëndetësor, Qeveria duhet t’u shpjegojë qytetarëve arsyet e këtij vendimi. TURP!”, ka shkruar Skender Rexhepi.

MARKETING