(VIDEO) BDI: Me marshin e së shtunës nis rezistenca qytetare
Bashkimi Demokratik për Integrim ka paralajmëruar se të shtunën do të rikthen sërish në sheshin e qytetit të Tetovës, pasi të njejtit njoftojnë se do të organizojë një protestë paqësore në Tetovë. Sipas partisë, protesta organizohet si reagim ndaj ndryshimit të emrave të disa rrugëve dhe të sheshit të qytetit, respektivisht rikthimin e emrave të vjetër me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. BDI vlerëson se këto vendime bien në kundërshtim me rendin kushtetues dhe rrezikojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
YLLDRITA SALIJI SEFERI,
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emërtimet e rrugëve në Tetovë është ngjarja që mobilizon këtë reagim qytetar, por shqetësimi i qytetarëve është shumë më i gjerë. Për një periudhë të gjatë është krijuar bindja se po zhvillohet një proces i vazhdueshëm i dobësimit të mekanizmave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit. Çdo zhvillim i veçantë ka shtuar pasigurinë; të marra së bashku, ato krijojnë një pamje që kërkon reagim qytetar”.
BDI u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e së shtunës në Tetovë, duke theksuar se ajo do të jetë paqësore dhe dinjitoze, me synim, siç thonë, mbrojtjen e rendit kushtetues, sigurisë juridike dhe Marrëveshjes së Ohrit si themel i bashkëjetesës dhe orientimit euroatlantik të vendit.
Kujtojmë se partia opozitare gjithashtu dy javë më parë ka mbajtur protestë në Tetovë, e cila filloi nga sheshi i Tetovës dhe përfundoi tek Godina e komunës, nga ku qyetarët kërkuan që emrat e vjetër mos të zëvendësohet me emra të rinjë.
Samir Mustafa /SHENJA/

