(VIDEO) Arrestimi i shoferit të qeverisë përplas VMRO-në dhe LSDM-në
Arrestimi i shoferit të Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev, nën dyshimin për marrje ryshfeti, ka nxitur përplasje të ashpra politike mes opozitares LSDM dhe partisë në pushtet, VMRO-DPMNE. LSDM akuzon pushtetin për krimin e organizuar dhe vë në dyshim rolin e vetë Janushevit në këtë rast.
LSDM
“Të gjithë marrin ryshfet, madje edhe shoferët e Qeverisë. Ky është GOK – Grup i Organizuar Kriminal. Sikur policia dhe Prokuroria të ishin të pavarura dhe të punonin në përputhje me ligjin dhe standardet, e gjithë Qeveria do të ishte arrestuar”.
LSDM thotë se në këtë rast, një pjesë e policisë po e kryen punën e saj, por, sipas tyre ashtu siç ndodhi në rastin e truprojës së Mickoskit, në fund të gjithë do të lirohen pas një telefonate.
I menjëhershëm ishte reagimi I VMRO-së, sipas të cilëve ky rast dëshmon se ekziston shtet juridik dhe se ligji vlen për të gjithë.
VMRO-DPMNE
“Kolegët e LSDM-së, me sa duket, i kanë ngatërruar gjërat. Ata janë zhytur aq thellë në krim, saqë mendojnë se të gjithë janë si ata. Kur arrestohen ryshfetmarrës dhe kriminelë, përpiqen ta paraqesin këtë si diçka që vlen për të gjithë”.
Sipas VMRO-së, nëse një rasti I tillë ndodhte në kohën e qeverisjes së LSDM-së, ai do të fshihej, ndërsa paratë do të kishin përfunduar te ndonjë prej drejtuesve të partisë. Ata thonë se ky rast, ashtu si edhe shumë raste të tjera, dëshmon se ekziston shtet juridik dhe se ligji vlen për të gjithë.
/SHENJA/

