Trump paralajmëron mundësinë e një operacioni të ri ushtarak kundër Iranit

Trump paralajmëron mundësinë e një operacioni të ri ushtarak kundër Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA-ja mund të nisë një tjetër operacion ushtarak kundër Iranit nëse Teherani nuk pajtohet për negociata, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Duke folur në një tubim në Florida, Trump iu referua dy operacioneve të mëparshme, duke pretenduar se të dyja kishin dëmtuar rëndë kapacitetet bërthamore të Iranit.

“Ne e shkatërruam plotësisht kapacitetin e Iranit për pasurimin e uraniumit me operacionin ‘Midnight Hammer’ ”, u tha Trump mbështetësve të tij.

“Ju kujtohet, ai që u zhvillua natën vonë, njëri prej tyre dhe më pas pjesën tjetër e bëmë me operacionin ‘Epic Fury’ ”, shtoi ai.

Trump ngriti më pas mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme ushtarake nëse Irani nuk pajtohet për një marrëveshje përmes negociatave.

“Mund të bëjmë edhe një tjetër ‘Epic Fury’ të vogël ose ata do të bien dakord”, tha ai.

“Nëse janë të zgjuar, thjesht do të thonë: ‘Le t’i hyjmë punës”, tha Trump, duke shtuar se dyshonte që Irani do të ndiqte këtë qasje.

Lufta, e cila filloi në fund të shkurtit, ende nuk ka përfunduar, pavarësisht armëpushimit dhe një memorandumi mirëkuptimi për finalizimin e një marrëveshjeje paqeje.

Raportohet se SHBA-ja dhe Izraeli kanë hartuar plane për sulme të reja kundër Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Izraeli gjithashtu do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 27 tetor.

MARKETING