(VIDEO) Aksion i policisë në Gostivar dhe Shkup, arrestohen 4 persona
Policia ka arrestuar 4 persona nën dyshimin se janë pjesë e një organizate terroriste. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të dyshuarin e parë ekzistojnë dyshime se ka krijuar grup terrorist, në të cilën kanë marrë pjesë dhe kanë vepruar tre personat e tjerë të dyshuar. Qëllimi i pjesëtarëve të celulës terroriste, sipas MPB-së, ka qenë kryerja e aktit terrorist ndaj civilëve ose ndaj objekteve publike në territorin e RMV-së, me qëllim që të krijohet ndjenja e pasigurisë ose frikës tek qytetarët.
MPB
“Celula është bazuar në ideologjinë e organizatës terroriste ISIS dhe për të arritur qëllimin e tij, i dyshuari i parë, ka formuar disa grupe në rrjetin social Telegram, në të cilin ka shpërndarë material propagandues të blerë dhe përkthyer më parë nga ISIS dhe ka rekrutuar antarë të ri, është munduar të blejë armë zjarri, kurse ka blerë dhe udhëzime për prodhimin e mjeteve shpërthyese të improvizuara, të cilat më pas do t’i përdornin për kryerje të sulmit terrorist”.
Prokuroria Themelore Publike thotë se këto arrestimejanë në kuadër të aktiviteteve që i kanë nisur policia në muajin dhjetor, që kanë të bëjnë me preventim dhe zbulim të kërcënimeve terroriste. Ndaj personave të dyshuar, njoftojnë se është caktuar paraburgim 30 ditor.
Prokuroria Themelore Publike
“Duke vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet, prokurori publik i lëndës deri te gjykatësi i procedurës paraprake përmes Gjykatës Penale Shkup, ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të gjithë të dyshuarëve. Gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe të dyshuarëve u ka caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditësh”.
Institucionet e rendit bëjnë me dije se janë bastisur disa shtëpi dhe hapsira të tjera në Shkup dhe Gostivar, gjatë të cilave janë gjetur pushkë automatike, pistoletë, material propaganduese, aparate telefoni, pajisje kompjuterike dhe mjete të tjera.
Emine Ismaili /SHENJA/