(VIDEO) Aksidenti tragjik në Çair, 16 vjeçari nuk kishte helmetë dhe leje për vozitje

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup mëngjesin e sotëm ka kryer kontroll në vend në afërsi të rrugës “Çairçanka” ku në një aksident të rëndë trafiku ka humbur jetën një motoçiklist i moshës 16-vjeçare. Sipas konstatimeve fillestare pas kontrollit, thuhet se 16-vjeçari drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe helmetë mbrojtëse, si dhe me shpejtësi tejkaluar shpejtësinë e lejuar, nga ku nuk arriti të shmangte një skuter elektrik që drejtohej në rrugë nga një 14-vjeçar.
MARKETING
Prokuroria Themelore Publike në Shkup
“Në vendin kritik, ai nuk arriti të shmangte një skuter elektrik që drejtohej në rrugë nga një 14-vjeçar. Në aksident trafiku, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vend, ndërsa i mituri që drejtonte skuterin ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor”.
Për përcaktimin e saktë të shkaqeve të aksidentit, prokurori publik ka lëshuar disa urdhra dhe udhëzime. Ndërkaq, që pamjet e vëzhgimit me video të vendndodhjes specifike sigurohen dhe shqyrtohen. Sipas njoftimit të prokurorisë, në trupin e të ndjerit është lëshuar urdhër për autopsi, ndërsa i mituri që drejtonte skuterin do t’i nënshtrohet edhe analizës për praninë e mundshme të alkoolit apo substancave të tjera të paligjshme.
Anida Murati /SHENJA/