(VIDEO) 45% e popullsisë së Maqedonisë së Veriut janë duhanpirës

(VIDEO) 45% e popullsisë së Maqedonisë së Veriut janë duhanpirës

Përdorimi i duhanit në vendin tonë është shumë i lartë. Hulumtimet e fundit tregojnë se përqindja e përfaqësimit të popullatës që përdorin duhanin na vendos ndër vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve  duhanpirës aktiv, në botë.  Sipas hulumtimit të Institutit të Shëndetit Publik kushtuar 31 majit ditës botërore kundër përdorimit të duhanit, 45 % e popullsisë janë duhanpirës aktiv në vendin tonë. Nga ISHP thonë se për braktisjen e duhanit në vend nuk ka interes nga qytetarët.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Shërbimet e këshillimit për lënien e duhanit, të cilat funksionojnë në bashkëpunim me qendrat e shëndetit publik në të gjithë vendin, kanë frekuentim shumë të ulët. Në vitin 2023, vetëm 43 persona erdhën në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, që është një numër shumë i vogël. Domethënë nuk ka interes të madh për lënien e duhanit tek popullata”.

Nga aty theksojnë se si një nga faktorët më të mëdhenjë dhe më të zakonshëm të rrezikut në pothuajse të gjitha llojet e sëmundjeve kronike jo ngjitëse, përdorimi i duhanit kontribuon seriozisht në përkeqësimin e shëndetit të përgjithshëm të popullatës.“Si pasojë e përdorimit të rregullt të duhanit mund të shfaqen sëmundje kardiovaskulare, respiratore, riprodhuese, malinje, endokrine dhe shumë lloje të tjera, thonë nga ISHP.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Edhe pse Republika e Maqedonisë së Veriut e ka ratifikuar Konventën kornizë për kontrollin e duhanit (FCTC) të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2006 dhe me kalimin e viteve ka pasur përpjekje për të forcuar rregulloret shëndetësore në lidhje me përdorimin e duhanit, vitet e fundit ka pasur një ngecje në këtë fushë, me heqjen e ndalimit të pirjes së duhanit në tarracat e objekteve hotelerike si dhe me mundësinë e  përdorimit të pajisjeve elektronike “.

““Dita Botërore kundër Duhanit 2024” do t’u ofrojë një platformë të rinjve anembanë botës për t’u bërë thirrje qeverive t’i mbrojnë ata nga taktikat grabitqare të marketingut të industrisë së duhanit. Industria synon të rinjtë për një jetë fitimi, duke krijuar një valë të re varësie. Fëmijët përdorin cigare elektronike me norma më të larta se të rriturit në të gjitha rajonet”, theksuan nga ISHP.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING