(VIDEO) 14 zjarre në hapësira të hapura, 9 janë aktive

(VIDEO) 14 zjarre në hapësira të hapura, 9 janë aktive

 

MARKETING

Description of image

Maqedonia e Veriut po vazhdon të përballet me një sërë zjarresh pyjore dhe zjarresh në hapësira të hapura, të cilat kanë përfshirë pjesë të ndryshme të vendit. Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, është paraqitur një sfidë serioze për shërbimet zjarrfikëse dhe të gjithë sistemin e menaxhimit të krizave, dhe se situata në terren është jashtëzakonisht e vështirë. Sipas raporteve të QMK-së për 24 orët e fundit, janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 9 janë aktive.

Ky numër i lartë i zjarreve paraqet një problem të vazhdueshëm gjatë gjithë muajit gusht, kryesisht për shkak të temperaturave të larta të verës.

QENDRA PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

Gjatë këtij muaji, situata ka qenë kritike në pjesët qendrore dhe jugore të vendit. Zjarre të fuqishme janë regjistruar më herët në rrethinë të Prilepit, si dhe në Dobrushevë, ku flakët kanë përfshirë qindra hektarë pyje dhe vegjetacion të ulët. Zjarret paraqesin kërcënim për ekosistemet pyjore, tokat bujqësore, ndërsa në momente të caktuara kritike edhe për vendbanimet pranë zonave të prekura”.

Sipas të dhënave të QMK-së, zjarre aktive ka në nëntë komuna në mbarë vendin. QMK-ja vazhdimisht u bën thirrje të rrepta qytetarëve për kujdes maksimal, duke rikujtuar se ndezja e zjarreve në hapësira të hapura është rreptësisht e ndaluar dhe jashtëzakonisht e rrezikshme në kushte të tilla atmosferike.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

 

MARKETING