(VIDE) Nesër, në disa vende mund të ketë shi, breshër dhe erë të fortë

(VIDE) Nesër, në disa vende mund të ketë shi, breshër dhe erë të fortë

Moti në Maqedoninë e Veriut pritet te jetë kryesisht i ndryshueshëm me vranësira dhe ngrohtë, me periudha me diell. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka njoftuar se ditën e nesërme gjatë pasdites parashikohet të ketë reshje lokale të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Sipas tyre, në disa vende do të ketë kushte për stuhi, me erë të fortë dhe breshër, dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

MARKETING

Description of image

TABELË: DREJTORIA PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE

Nga e marta, moti pritet të jetë me diell dhe shumë ngrohtë, por dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor

DPHM thekson se të mërkurën moti do të jetë me diell dhe ngrohtë, dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Ndërsa gjatë pasdites, ata sqarojnë se në disa vende do të ketë vranësira të shtuara dhe kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Kurse dita e enjte sipas tyre pritet të jetë me diell dhe, me vranësira të pakta deri mesatare lokale./SHENJA/

MARKETING