Turqia promovon integrimin institucional të komunitetit bektashi në qendrën e Bektashizmit

Turqia promovon integrimin institucional të komunitetit bektashi në qendrën e Bektashizmit

Fundjavën e kaluar në bashkinë Nevshehir, Turqi, u mbajt programi përkujtimor për Haxhi Bektash Veliun, themeluesit shpirtëror të bektashizmit.

MARKETING

Description of image


Haxhi Bektash Veliu jetoi, veproi dhe ndërroi jetë në shekullin e 13-të në Anadollin Qendror. Ai u shpërngul këtu nga Horasani i Azisë Qendrore shkaku i persekutimit dhe pushtimit mongol.
Në vendbanimin që tani njihet si Haxhibektash, në provincën Nevshehir të Turqisë, ndodhet kompleksi i objekteve historike, duke përfshirë edhe varrin e Haxhi Bektash Veliut.
Vitet e fundit, shteti turk dhe komuniteti Alevi-Bektashi kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të garantuar lirinë e besimit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Për këtë qëllim, pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë është themeluar Presidenca e Kulturës Alevi-Bektashiane. Ky institucion financohet nga fondet publike dhe mbulon shpenzimet e objekteve të kultit, pajisjen e tyre dhe pasurimin e literaturës përmes bibliotekës të posaçme.
Ky model i mbështetjes shtetërore dhe integrimit të komuniteteve fetare është i njohur për mbarë botën. Ndërkohë, iniciativa e fundit për krijimin e një “Shteti Bektashi” në Shqipëri ka nxitur debate të shumta, duke u parë nga kritikët si një përpjekje politike që devijon nga roli tradicional i një komuniteti fetar.


Me ftesë së Drejtorisë së Presidencës së Komunikimeve të Turqisë, në programin përkujtimor për Haxhi Bektash Veliun të pranishëm ishin edhe përfaqësues të mediave nga Ballkani.
Gazetarëve iu drejtua shefi i departamentit të arsimit dhe publikimeve në kuadër të Presidencës së Kulturës Alevi-Bektashiane, Ugur Xhenk Deniz Imamoglu, i cili theksoi rëndësinë që ky lokalitet ka për bektashizmin në botë.
Ai tha se vendbanimi Haxhibektash është një pikë qendrore për dhe një nga portat më të rëndësishme të traditës bektashiane në botë.
“Për ne, Haxhibektashi nuk është thjesht një qytet apo një vend pelegrinazhi. Është një nga epiqendrat e traditës së mençurisë të Anadollit, dashurisë për njerëzimin dhe qytetërimit të zemrës”, tha Imamoglu.
I pyetur mbi iniciativën për “Shtetin Bektashi” në Shqipëri, Imamoglu deklaroi se institucioni të cilin ai përfaqëson synon bashkëpunim me të gjitha komunitetet bektashiane në botë, por hodhi poshtë pretendimet se qendra e bektashizmit ndodhet në Shqipëri, duke konfirmuar se qendra historike dhe shpirtërore mbetet në vendin ku veproi dhe ku prehet vetë themeluesi i bektashizmit, Haxhi Bektash Veliu.

MARKETING