Tri fitore radhazi, Çairi deklason Ovçe Polen

Tri fitore radhazi, Çairi deklason Ovçe Polen

Klubi i hendbollit për femra Çair ka regjistruar fitoren e 3 radhazi në harkun kohor të 5 ditëve, teksa sot mposhti ekipin e Ovçe Polen me rezultatin e thellë 44:19.

Fituesi i takimit u mësua që në pjesën e parë kur të përzgjedhurat e trajnerit Basri Latifi kishin epërsi prej 14 golave.

Pjesa e dytë nuk ndryshoi asgjë, me klubin e Çairi i cili në mënyrë konstanste rriste epërsinë.

Më meritore për triumfin e Çairit ishte Rona Miftari me 7 gola, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Bojana Dinevska me 6 gola.

Pas këtij triumfi Çairi ndan pozitën e dytë me Metalurgun me nga 58 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur. /SHENJA/

MARKETING