Tragjike në fshatin olimpik, humb jetën trajneri 60-vjeçar i boksit

Tragjike në fshatin olimpik, humb jetën trajneri 60-vjeçar i boksit

Trajneri i ekipit olimpik të boksit nga Samoa, Lionel Elika Fatupaito, u nda papritur nga jeta për shkak të një ataku kardiak teksa ndodhej në fshatin Olimpik. Trajneri 60-vjeçar humbi ndjenjat kur ishte në dhomën e tij me një nga sportistët dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë nuk mund të mbijetonte.

MARKETING

Description of image

Sipas Prokurorisë Publike, nuk ka dyshime të mëdha për “shkaqet natyrore”, por hetimi i është besuar policisë gjyqësore të Seine-Saint-Denis. Federata Ndërkombëtare e Boksit  ka shprehur “ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”.

 

MARKETING