Thriller në SHBA/ Shtatë trupa, përfshirë dy adoleshente të zhdukura gjenden në një shtëpi në Oklahoma

Thriller në SHBA/ Shtatë trupa, përfshirë dy adoleshente të zhdukura gjenden në një shtëpi në Oklahoma

Trupat e shtatë personave, duke pëfshirë dy vajza adoleshente të zhdukura dhe një të dënuar për abuzim seksual u gjetën të hënën pasdite në një shtepi në qytetin e vogël të Enrietta, Oklahoma.

Trupat, që besohet se janë ato të 14-vjeçares Ivy Webster dhe 16-vjeçares Brittany Brewer , u gjetën kur oficerët kontrolluan banesën ku kishte qenë 39-vjeçari Jerry McFadden, i cili ishte dënuar për abuzim seksual.

Trupat e tjerë mund të jenë anëtarë të familjes së McFadden, duke vënë në dukje se asnjë prej trupave nuk është identifikuar zyrtarisht. Qarku kishte lëshuar një alarm ditën e djeshme për dy vajzat adoleshente, të cilat u panë për herë të fundit në Enrietta në orën 1:22 të mëngjesit.

Rice tha se oficerët mbërritën në shtëpi rreth orës 15:00, e kontrolluan dhe gjetën trupat.

MARKETING