Takim Taravari – Memishogllu: Përkushtim i përbashkët për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në sektorin shëndetësor

Takim Taravari – Memishogllu: Përkushtim i përbashkët për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në sektorin shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në kuadër të aktiviteteve në Kongresin e 10-të Botëror Turk të Mjekësisë, realizoi takim të rëndësishëm me ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, Kemal Memishogllu.

Siç bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, në takim ishte theksuar partneriteti i deritanishëm i suksesshëm dhe është konfirmuar angazhimi i përbashkët për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në sektorin shëndetësor, me fokus në zbatimin e projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë.

MARKETING