(VIDEO) LSDM kërkon që prokuroria të hetojë pagesat dhe lobimin në Uashington
LSDM-ja i kërkon sërish kryeministrit Hristijan Mickoski të sqarojë nëse ekziston lidhje mes aktiviteteve të tij në Uashington dhe lobimit që kompania amerikane “Mercury Public Affairs” kryen për “ATS Group” nga Shkupi, prodhuese e municionit dhe pajisjeve ushtarake.
Zëdhënësja Bogdanka Kuzeska tha se dokumentet e regjistrit amerikan për agjentët e huaj tregojnë se “ATS Group” paguan 130 mijë dollarë në muaj, ose rreth 1,56 milion dollarë në vit, për shërbime lobimi.
BOGDANKA KUZEVSKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË
“Sot, në një njoftim, edhe kompania e konfirmoi atë që ne e publikuam. Më 2 prill 2026, Mercury dorëzon materialin „Partneritet strategjik SHBA–Maqedoni e Veriut“. Në tekst përmendet një paketë qeveri me qeveri. Emri i kryeministrit Hristijan Mickoski. Energji. LNG. IT. Mbrojtje. Kjo nuk është lobim për një fabrikë. Është lobim për një agjendë që ai në vend e shet si agjendë shtetërore. Kush paguan? Një kompani private për prodhimin e municioneve dhe pajisjeve ushtarake”.
Opozita e lidhi çështjen edhe me pronarin e kompanisë, Shefshet Demirovski. Duke iu referuar një raportimi të BIRN-it, LSDM-ja përmendi një procedurë në Serbi lidhur me dyshime për ryshfet dhe një pagesë prej 250 mijë eurosh nga një person që po gjykohet atje në një rast të kontrabandës ndërkufitare të kokainës. /SHENJA/

