(VIDEO) Bullgaria mbetet e hapur për dialog konstruktiv me RMV-në

(VIDEO) Bullgaria mbetet e hapur për dialog konstruktiv me RMV-në

Bullgaria mbetet e hapur për dialog konstruktiv me Maqedoninë e Veriut, por përparimi i vendit drejt Bashkimit Evropian varet nga përmbushja e angazhimeve të saj dhe respektimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ky është qëndrimi i Ministrisë së Jashtme bullgare në lidhje me deklaratën e fundit të shefit të diplomacisë të RMV-së, Timço Mucunski, i cili tha se është me rëndësi të madhe përfshirja e Bashkimit Evropian në të gjitha bisedimet e mëtejshme me Sofjen zyrtare.

MARKETING

Shik.mk

Ministria e Jashtme e Bullgarisë

“Procesi i bisedimeve të Maqedonisë së Veriut në BE është çështje evropiane e cila duhet të zgjidhet në korrniza të institucioneve evropiane dhe në pajtim me rregullat dhe procedurat e dakorduara. Bullgaria e mbështet punën e Komisionit Evropian me të gjitha vendet që negociojnë për antarsim. Presim që Maqedonia e Veriut t’i plotësoj detyrimet e saj dhe të filloj ndryshimet e nevojshme për të vazhduar përpara në rrugën e saj evropiane”.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme bullgare vjen pasi Ministri i Jashtëm Timço Muçunski gjatë një interviste tha se vendi nuk është i gatshëm të pranojë një kompromis me asnjë çmim që nuk i siguron shtetit parashikueshmëri, dhe për këtë arsye, siç tha ai, është me rëndësi të madhe që Bashkimi Evropian të përfshihet në të gjitha bisedimet e mëtejshme me Sofjen.

Këto deklarata mes dy shteteve fqinje vijnë në një kohë kur raportet e tyre kanë stagnuar dhe si rrjedhoj edhe procesi eurointegrues ka mbetur status quo.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING