Spanja rrëzon Argjentinën e Messit, fiton Botërorin pas 120 minutash
Spanja fiton Botërorin teksa triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës, në një finale që zgjati plot 120 minuta.Ekipi i De La Fuentes e nisi furishëm, duke ushtruar presion konstant në zonën kundërshtare. Kombinime të bukura mes Olmos dhe Yamal nuk u finalizuan si duhet nga ky i fundit, i cili gaboi nga fare pranë.
Fundi i pjesës së dytë do bënte që ekipi Albiceleste të mbeste me një lojtar më pak, pasi Enzo Fernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 90 minutat nuk sollën gol, ndërsa shtesat treguan një dominim të iberikëve. Në minutën e 105-të, Ferran Torres do shënonte golin e avantazhit, pas një asisti të Nico Williams. Spanja merr kështu Botërorin e dytë në histori, me festën që do jetë e gjatë. Zhgënjen Argjentina e Messit, e cila zbret nga froni, katër vite pas suksesit.

