(VIDEO) Rritja e çmimit të energjisë, 200 kamionë në ditë do të sjellin qymyr nga Kosova
Qeveria po zhvillon një model të ri biznesi për kompaninë shtetërore Elektranat e Maqedonisë së Veriut. Plani parashikon që qymyri që do të merret nga Kosova të shfrytëzohet për të tre njësitë e Termocentralit në Manastrir dhe rivënien në punë të Termocentralit në Negotinë.
Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë takimit informues me gazetarët, sqaroi se plani është që rreth 200 kamionë që transportojnë më shumë se 6,000 tonë qymyr të kalojnë nëpër një pikëkalim të posaçëm kufitar çdo ditë.
Pjesa e dytë e planit ka të bëjë me Teremocentralin në Negotinë, për të cilin është parashikuar transporti i naftës nga Selaniku. Sipas llogaritjeve të paraqitura nga Mickoski, me rinisjen e termocentralit, ESM-ja mund të prodhojë energji elektrike me një çmim nën 200 euro për megavat-orë krahasuar me 350-400 eurot aktuale në bursa.
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se kriza energjetike globale po thellohet dhe se na pret një periudhë e vështirë në të cilën do të jetë e rëndësishme që vendi të prodhojë më shumë energji elektrike. Ai shpreson se edhe rritja për amvisëritë të mos jetë më e lartë se 5 për qind. /SHENJA/

